Ish presidenti i Partizanit, Paro Laçi: Gati padinë e re! Edhe Shkëlzeni dhe Argita më bënë presion! Në emër të Berishës më ofruan 500 mijë euro e apartamente që të hesht
Ish presidenti i klubit Partizani, Paro Laçi i ftuar në Report Tv ka zbardhur të tjera detaje nga privatizimi i ish-kompleksit, që çoi pas hekurave Jamarbër Malltezin, ndërsa u la në ‘detyrim paraqitje’ ish-kryeministri Sali Berisha dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Ai tregoi disa episode sesi kërcënohej në emër të Berishës nga familjarë të tij por edhe nga funksionarë të shtetërorë dhe të policisë për t’u larguar nga ish-kompleksi. Laçi përmendi disa prej personave që sipas tij i kanë bërë presion.
“Në emër të Berishës më ka presion dhe ministri i mbrojtjes Imami më ka thënë që duhet të largohem nga klubi. Presionet kanë qenë me mesazh me telefonata në mënyrë direkte. Na kanë larguar disa herë me forcë dhe ne përsëri futeshim. Na thoshte të ikim nga klubi të ikim në rrugë deri në atë pikë që është ndërruar një shef komisariati dhe ka ardhur një njeri i Berishës. Tonin Voci na ka thirrur në komisariat dhe na ka bërë presion të gjithë zinxhirit të ekipit të Partizanit na kanë thënë mos t’u shohim më te fushat. Të gjithë na kanë bë presion, edhe Shkëlzen Berisha..22.10.2023