SPAK lidh kontratën e radhës me izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”/ 144 mijë USD për licencën e pajisjeve që zbërthejnë telefona dhe kompjutera
Njësoj siç paralajmëroi 5 ditë më parë gazetari i “Ora News” Elton Qyno, kompania izraelite “Cellebrite DI Ltd” me qëndër në “Em Hamoshavot St., Petah Tikva (Izrael), është shpallur fituese i tenderit sekret të zhvilluar nga SPAK, me qëllim “Rinovimin e licensave të pajisjeve ekzaminuese për telefona celularë”.
SPAK angazhohet në këtë kontratë që për 12 muaj me rradhë deri në dhjetor 2025, të paguajë 144 mijë dollarë tek Izraelitët e “Cellebrite DI Ltd”, duke i kërkuar këtyre të fundit të zbërthejnë kodet e telefonave, kompjuterave, Lap-Topëve e çdo pajisje tjetër kibernetike me qëllim marrjen e të dhënave.
Kjo kompani izraelitë, përfshirë dhe kompaninë tjetër kroate “INsig2 d.o.o” me qëndër në Zagreb që drejtohet nga Goran Oparnica, janë përgjedhur përmes një procedure me negocim dhe jo një gare të hapur mes konkurentëve të tjerë.
Në 16 shtator 2024, për kroatët e “INsig2 d.o.o” , SPAK vendosi të shpenzojë nga buxheti 36 mijë euro vetëm për rinovimin e licensave të pajisjeve dhe programeve ekzaminuese për telefona celularë, kompjuterave dhe të pajisjeve të tjera, pa llogaritur blerjen e programeve.
Tashmë kësaj kontrate i shtohet dhe kontrata e dytë prej 144 mijë dollarë, që SPAK ka lidhur me negocim me kompaninë izraelite.