E martë, Nëntor 5, 2024
KreuPakategoriLajmi : Sali BERISHA: Mos na provokoni se do ti pergjigjemi "dhemb...

Lajmi : Sali BERISHA: Mos na provokoni se do ti pergjigjemi “dhemb per dhemb” Edi RAMES..31.10.2023

“Mos na provokoni”, Berisha nuk tërhiqet: Dhëmb për dhëmb me Ramën…

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së zhvilluar me Gazment Bardhin dhe deputetët e opozitës, në Kryesinë e Kuvendit.

 

Ai u shpreh se do të vijojnë ‘betejën ndaj pozitës’, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të PS që të ‘mos i provokojnë’ teksa opozita proteston në Kuvend.

“Diskutuam si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Ramës për vazhdimin e mohimit të të drejtave të deputetëve në Kuvend. Dënoj çdo provokim që bëhet në kohën që ne jemi në protestë në Kuvend, u kërkoj deputetëve të PS në Kuvend që të mos marrin rolin e provokatorit. Respektoni protestën. Mos ndodhë si dje, që ne protestonim dhe ata zhurmonin. Dje nuk pati dhunë se unë isha aty, nuk e goditi…”, tha Berisha.

Përjashtimin e 7 deputetëve nga Kuvendi, Berisha e komenton:

“Vendim i urdhëruar nga Rama, do marrë përgjigje çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve. Ju ftoj të jeni aty në 15:30. Ne do të protestojmë vetë.”..31.10.2023

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit