E enjte, Tetor 16, 2025
KreuPakategoriLAJMI// Pronat e Ushtrise,SPAK & BKH kontroll ne zyrat e Artan...

LAJMI// Pronat e Ushtrise,SPAK & BKH kontroll ne zyrat e Artan DULAKUT..

Pronat e Ushtrisë, SPAK dhe BKH bastisin zyrën dhe banesën e biznesmenit Artan Dulaku

IMG_5190

SPAK kontrollon pronat dhe bizneset e Artan Dulakut për dosjen e “Portit të Limionit”

Një vendim i Gjykatës ka i hapur rrugë Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për të kryer kontrolle në pronat dhe bizneset e Artan Dulakut, i njohur si një nga bosët e ndërtimit dhe medias.

Hetimi lidhet me pronat e Ushtrisë, konkretisht me “Portin e Limionit” në Sarandë, një zonë strategjike që ka qenë objekt interesash të shumta biznesi.

Sipas Weblajm, SPAK ka bindur gjykatën se kontrollet ishin të domosdoshme për të siguruar prova mbi përfshirjen e mundshme në manipulimin e kontratës për marrjen në përdorim të portit ushtarak. Operacioni është ende në zhvillim, ndërsa kontrollet përfshijnë edhe disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucioneve shtetërore që kanë pasur rol në proces.

About the Author

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit