Bushati: SPAK pjesë e regjimit, po na vënë shkelmin në fyt
Ai tha se në një regjim është e pamundur që njerëzit të votojnë të lirë pasi votohet Tom Doshi, QIfja, Erion Veliaj e Edi Rama.
“Sali Berisha dhe partitë e reja që po tentojnë të ngrihen kanë një bandë përballë, që po na rrëmben gjithçka. Kemi një regjim, pjesë e të cilit është edhe SPAK, që po na vë shkelmin në fyt të gjithëve”, tha Bushati.
Ai theksoi se në një regjim edhe aktet radikale do të shuhen. “SPAK merret me Belerin, nuk merret me Ramën, nuk heton Veliajn, nuk merret me këtë bandën, nis me krimin dhe oligarkinë dhe pastaj vazhdon”, tha Bushati..02.11.2023.