Lajmi // Grida Duma- Deputete e Partise Demokratike zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t’ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. ‘Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd’, ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Poezinë, më pas Agolli e plotësoi, e teksa ai nuk ka artikuluar kurrë se ky varg iu ‘dedikua’ Berishës, kjo është konfirmuar nga kolegë të tjerë të tij.Nga fjala e Deputetes Demokrate Grida Duma sot ne Seancen Plenare te Kuvendit.07.10.2021.