E premte, Shkurt 7, 2025
KreuPakategoriLajmi FUNDIT: Mcgonigal denohet me 28 muaj burg dhe 225 mije dollare...

Lajmi FUNDIT: Mcgonigal denohet me 28 muaj burg dhe 225 mije dollare amerikane per shkelje te rende te besimit te publikut…

LIVE

Charles McGonigal, ish drejtues i degës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork

McGonigal dënohet me 28 muaj burg për marrjen e 225 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë

Gjykata federale e Uashingtonit dënoi sot me 28 muaj burgim ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë me kryeministrin Edi Rama.

Sipas prokurorëve të çështjes, zoti McGonigal jo vetëm nuk kishte deklaruar marrjen e parave, por kishte avancuar interesat e biznesit të zotit Nezaj dhe gënjeu FBI-në për aktivitetet e tyre të përbashkëta, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private.

“Kjo përbën në thelb korrupsion që minon transparencën dhe besimin në integritetin e Degës Ekzekutive të qeverisë. I pandehuri ishte betuar se do të hetonte dhe parandalonte krimet kundër Shteteve të Bashkuara dhe jo t’i kryente ato”, thuhet në dokument sipas Zërit të Amerikës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit