LAJM I FUNDIT/ E pazakontë! Avionët në Rinas nuk ulen dot, pista bllokohet nga…
by Rilindje
10/05/2025
Një ngjarje e pazakontë mbizotëroi për disa minuta mbrëmjen e sotme (e shtunë) në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas.
Dhjetëra qytetarë kanë raportuar te “JOQ Albania” për avionë që vinin vërdallë mbi hapësirën ajrore të aeroportit, pa mundur të uleshin.
Burimet bëjnë me dije se një avion ka goditur një tufe zogjsh gjatë zbritjes, duke shkaktuar një incident të klasifikuar si rrezik për sigurinë ajrore. Për këtë arsye, pista është mbyllur për rreth 60 minuta për kontroll dhe pastrim të saj derisa situata të vihej plotësisht nën kontroll.
Për shkak të këtij bllokimi të pistës në Rinas, disa avionë që kishin destinacion Tiranën janë detyruar të devijojnë. Raportohet se ata janë ulur në Brindizi, Bari dhe Shkup. Pas një ore situata është normalizuar dhe pista është rihapur për fluturimet