KORITE – Tuz // Më 3 gusht 2022, në Koritë, u zhvillua manifestimi tashmë tra dicional Logu i Bjeshkës, organizuar nga QKI “Malësia”, në bashkëpunim me SHKA “Besa” dhe Organizatën Turistike të Tuzit….Ky eveniment u ndoq nga një numër i konsiderueshem i qytetarëve nga Malësia dhe bashkëatdhetarë të shumtë nga diaspora, të cilët fillimisht morën pjesë në meshën e shenjtë, e pastaj ndoqën manifestimin argëtues nga SHKA “Besa”.
Evenimentin e sotem e shpalli të hapur Drejtori u Qendres për Kulturë s.Vasel Berishaj, ndërsa të pranishmit i përshendeti drejtoresha e OTT, Leonora Dedivanaj, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.Në të shkuaren Logu kishte karakter garues, ku bëhej perzgjedhja e bukuroshes së Bjeshkes. Por sot sfilata e vajzave kishte vetëm karakter revijal.Pastaj, programi vazhdoi me pika muzikore ku interpretuan Arton Nikprelaj dhe Dixhej Toma.( Malesia.org date 03.Gusht 2022).