E dielë, Shkurt 9, 2025
KreuPakategoriLAJMI : DASH mbydh kolonen X ne pasaporten ...

LAJMI : DASH mbydh kolonen X ne pasaporten Amerikane duke njohur vetem dy gjini: Mashkull & Femer.

“Vetëm dy gjini”/ DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë

  1. K
22 Janar 2025, 15:26 /BOTAALFA PRESS

Departamenti amerikan i Shtetit ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.

Mediat në Prishtinë vërejnë se ky hap u ndërmor vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë. Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet e përcaktimit gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar apo alternative të shënuar me X. Në njoftim theksohej se për të ndryshuar përcaktimin e gjinisë, aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor. Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave.

Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump nënvizonte se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – duke argumentuar se “ato janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.” Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar në dokumentet zyrtare të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarë, një term ky i përdorur  kur një person nuk mendon se ai ose ajo është ekskluzivisht një grua ose burrë.

Mbështetësit e Trumpit e kanë përshëndetur vendimin për të cilin thonë se i del në mbrojtje vlerave tradicionale dhe të familjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit