Rreth 16.500 shqiptarë kërkuan azil në Europë dhe Britani 6 muajt e parë të vitit 2023
Tendenca e aplikimeve për azil të shqiptarëve vijon të mbetet tejet e lartë krahasur jo vetëm me vendet e rajonit, por edhe më gjerë. Të dhënat e gjysmës së parë të këtij viti tregojnë për shifrat më të larta të aplikimeve për azil të shqiptarëve krahasuar me vitet e fundit. Sipas të dhënave të Agjencisë Europiane për Azilin në vitin 2022 në vendet e Bashkimit Europian u shënuan 13.043 aplikime për azil nga shtetasit shqiptarë nga 11,210 që ishin shënuar në vitin 2021 dhe 6.498 në vitin 2020. Gjysma e parë e këtij viti ka dëshmuar një zhvendosje të madhe të kërkesave për azil të shqiptarëve nga Europa drejt Britanisë së Madhe.
Sipas të dhënave të autoriteteve britanike të emigracionit, shqiptarët në Angli radhiten të parët për nga kërkesat për azil për gjysmën e parë të këtij viti, duke ia kaluar kështu edhe shtetasve nga Afganistani.
Ndërkohë sipas Agjencisë Europiane për Azilin gjatë gjysmës së parë të 2023, në vendet e Bashkimit Europian u paraqitën në total 519 000 aplikime për aazil.06.09.20230