1- Kelmend: Aksi rrugor Gropa Selcë-Vermosh vazhdon i bllokuar. Sot mësohet se është rikthyer energjia elektrike në fshatrat e izoluar !!!
2- Përkeqësohet situata në zonat e përmbytura. Sipërfaqja nën ujë arrin në 3500 hektarë. Problematike situata në Anën e Malit, Obot dhe Dajç !!!
3- Bashkia Malësi e Madhe: 100 milion lekë të vjetra për ndërtimin e stadiumit në Koplik. Ndërtimi në pronat publike të Bashkisë !!
4- Edi Rama: Të çojmë LSI -në për Skrap. Ishte marrëveshja me Lulzim Bashen. Më tradhëtoi Luli !!!
5- Lulzim Basha: Duket i lodhur. Do ta largojmë Ramën me 25 Prill !!!
6- Edi Rama :Nuk më mësojnë mua ambasadorja Amerikane dhe ai i Britanisë së Madhe se si të bëj detyrën time. Ambasadori Britanik ndërhyn tepër në fushatën zgjedhore !!!
7- Sondazhi në Syri.net: Opozita e Bashkuar fiton zgjedhjet me 25 Prill. Forcë e parë politike mbetet Partia Socialiste !!!
8- Partia Demokratike padit në SPAK Kryetarin e Bashkisë në Elbasan Gledjan Llajta. Akuza “Shpërdorim detyre” !
9- Komisioni i ligjeve rrëzon Ilir Meten: Anëtarët e komisionit çojnë për rivotim të pandryshuar në kuvend ligjin për taksat kombëtare !!
10- Prokuroria Shqiptare nis hetimet për trafik organesh. Një 33 vjeçar ka mbërritur në Rinas nga Spanja. Dyshohet se në Barcelone i është marrë zemra. Duket i operuar në pjesën e majtë të gjoksit !!!
11- Kosovë: Tensionohet situata zgjedhore: Albin Kurti qëllohet me gurë dhe vezë në Skenderaj. Merret në ruajtje nga policia speciale!
12- Është përkujtuar sot 77 vjetori i vrasjes së heroit të popullit Vasil Shanto. Kanë vendosur kurora me lule pranë lapidarit në Vrakë shoqatat e veteranëve në Shkoder dhe Malësi e Madhe, përfaqësuese nga Qarku dhe Bashkia. Në emër të kreut të Bashkisë z.Tonin Marina ka përshëndetur Z/v Kryetari Sytki Ndreca.!!