Bashkia me mjetet e saj ka ndërhyrë gjatë ditës së sotme në aksin e bllokuar Gropa të Selcës-Vermosh. Ndërsa është punuar gjatë gjithë ditës mësohet se është mundësuar hapja e aksit të bllokuar vetëm në orët e vona të pasdites. Njëheraz gjatë ditës është punuar edhe për riparimin e linjave të këputura të energjisë elektrike. Burime për Zani Veriut bëjnë të ditur se para disa minutash është rikthyer dhe energjia elektrike. Temperaturat aktualisht në Qafë të Predelecit dhe Vermosh kanë arritur deri në minus -17 gradë celcius ndërkohë që banorët kanë vërejtje për kompanitë celulare që fikin aparaturat për mungesë të furnizimit me naftë. Gjithsesi situata mund të quhet e rikthyer në normalitet.
Zani Veriut
.