E martë, Nëntor 12, 2024
KreuPakategoriKujdes Treni !! Rreziku qe vjen nga hekurudha e amortizuar Shkoder -...

Kujdes Treni !! Rreziku qe vjen nga hekurudha e amortizuar Shkoder – Hani- Hotit.Asnje element siguri ne 14 mbikalimet..

  1. Hekurudha Shkoder-Hani i Hotit eshte amortizuar skajshem dhe tashme vetem ne te radhe nigjohet sirena e lokomotivave qe trasportojne mallra nga Tuzi drejt Shkodres dhe anasjelltas. Prej me shume se 30 vitesh  kjo hekurudhe nuk ka njohur asnjelloj investimi megjithe premtimet per rehabilitimin  e plote te saj per ta  kthyer ne kushte normale. Premtimet behen thujajse gjithmone gjate fushatave zgjedhore.E ndersa kjo i perket ndoshta nje studimi mr te thelle, sot sjellim ne vemendje mungesen totale te ekementeve te sigurise pergjate gjithe hekurudhes nga Shkodra ne Hanin e Hotit.Jane gjithsejt 14 mbikalime dhe degezime rrugesh qe lidhin fshatrat me akset kryesore te cilat nuk kane asnjelloj sinjalistike parandaluese  pergjate linjes hekurudhore. Nuk ka má kabina – roje ,tabela paramdaluese,trare per bllokimjn e levizjes se automjeteve etj.Duke u kthyer ne nje rrezik teper te madh per drejtues te motorreve,karrocave,biçikletave dhe automjeteve. Disa aksidente nder vite kane perfunduar deri me viktima pikerisht se askush nuk kujtohet per rrezikun qe vjen nga hekurudha ne Malesi te Madhe. Drejtues te Hekurudhave Shqiptare : Vendosni sinjalistiken sipas ligjit ose ne te kundert ndalojeni  transportin e mallrave permes kesaj rrangalle  qe vetem linje hekurudhore nuk mund te quhet.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit