Është zhbllokuar aksi rrugor Tamarë- Vermosh. Lajmin e konfirmon për Zani Veriut Administratori i Kelmendit Lavdimir Tata. Mund të qarkullojnë përmes këtij aksi vetëm fuoristradat dhe automjetet e tonazhit të rëndë. Zhbllokimi mësohet se është bërë nga një fadromë e ardhur nga Gucia e kontraktuar nga Bashkia M.Madhe. Furnizimi me energji elektrike është rikthyer në të gjithë zonën e Kelmendit!