E hënë, Dhjetor 2, 2024
KreuPakategoriGjykata Kushtetuese: Vdiq pa Lindur..

Gjykata Kushtetuese: Vdiq pa Lindur..

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mori dot vetë një vendim për çështjen e zgjedhjeve vendore. Ajo do të kërkojë opinionin, mendimin apo “vendimin” e Komisionit të Venecias.Ky do të ishte vendimi i parë i madh i Gjykatës Kushtetuese të reformuar, të veting-uar. Por gjykatësit nuk patën kurajë të vendosnin vetë për një çështje me ngarkesë të madhe politike. Ata patën frikë, jo se nuk mundnin nga ana profesionale. Ata nuk mundën të thonë as “po” as “jo”, sepse do të gjykoheshin dhe sulmoheshin në të dyja rastet, sido të vendosnin. Ata u frikësuan, nuk donin telashe dhe e shitën përgjegjësinë. Edhe pse janë aty që të marrin vendime, edhe me kosto të larta, pa menduar se çfarë do të themi ne të tjerët.Gjykata e re po bën atë që bëri e vjetra, duke iu drejtuar Venecias për çdo gjë, deri në çështjet apo vendimarrjet më ordinere për një gjykatë të këtij niveli.Gjykatësit dështuan të ishin gjykatës. Ata kërkojnë alibi, kërkojnë mburojë, kërkojnë të mbrohen nga sulmet, duke thënë se ”kështu na tha Venecia”.Shqipërisë i duhet një gjykatë që të jetë e zonja të marrë vendime, e jo të bëjë korrierin për ti kërkuar vendimet në Venecia.- shkruan Mentor Kikia.24.06.2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit