Një fadromë nga Gucia e kontraktuar nga Bashkia M.Madhe po punon për zhbllokimin e aksit rrugor Vermosh- Gropa të Selcës. Burime nga Vermoshi bëjnë të ditur se puna po vazhdon dhe gjatë ditës së sotme. Fadroma ka mbërritur pasditen e djeshme në Qafë të Predelecit ndërkohë që aksi bllokohet disa herë gjatë ditës nga orteqet e borës që bien në vëndin e quajtur Shkëmbi i Shaljanëve. Prekë Vushaj që ndjek në vazhdimësi punimet bën të ditur se aktualisht fadroma po zhbllokon aksin pikërisht në vëndin ku bien orteqet. Ndërkaq mësohet se megjithëse reshjet e dëbores janë rikthyer, përsëri me ritmin që po punohet mendohet që aksi rrugor të bëhet i kalueshem gjatë ditës së sotme. Pamjet që ilustrojnë kronikën janë regjistruar orët e para të ditës së sotme.