Shuhen dilemat/ Në PD do të ketë Primare për kandidatët për deputet, njoftohen kryetarët që duan të garojnë, të japin dorëheqjen!

Duket se debatit të brendshëm në Partinë Demokratike për zhvillimin apo jo të Primareve për përzgjedhjen e emrave për kandidat për deputet, Sali Berisha, ju ka dhënë fund. Primaret do të zhvillohen së shpejti dhe për procesin kanë nisur përgatitjet, edhe pse ende nuk dihen hollësi për mënyrën se si do të zhvillohen.
Këtë të enjte Sekretariati i partisë ka shpërndarë një njoftim për kryetarët e degëve në gjithë vendin, të cilëve u kërkohet se nëse kanë ambicien për të garuar vetë në këto primare, atëherë duhet të japin dorëheqjen, deri ditën e diel, datë 26 janar.
Kujtojmë se për këtë proces ka qenë kundër Gazment Bardhi dhe deputetët pranë tij, të cilët pretendojnë se ky proces do të sjellë përçarje në PD. Njoftimi për kryetarët e degëve të PD.
Njoftimi për kryetarët e degëve të PD
Pershendetje,
Per shkak te pergatitjes se rregullores proceduriale te gares per Primare, te cilat do te perzgjedhin kandidaturat elektorale te PDSH per zgjedhjet per Kuvendin 2025;
ne zbatim te pikes 4 neni 12 te statutit te PDSH,
Ju informoj se nese keni vendosur te garoni ne primare, duke u perfshire ne rrethin e kandidaturave elektorale,
brenda dites se Diele date 26 Janar 2025, duhet te depozitoni doreheqjen tuaj nga pozicioni i kryetarit te deges prane Sekretariatit te Organizimit.
Dite te mbare