E hënë, Shkurt 10, 2025
KreuPakategoriDeputetet "perlajne" 1 miliar leke te reja gjate vitit 2024..dhe medemek "shahen"...

Deputetet “perlajne” 1 miliar leke te reja gjate vitit 2024..dhe medemek “shahen” e “perleshen” gjate seancave plenare..

Deputetët përlanë 1 miliard lekë gjatë 2024-ës, futën në xhep miliona për pagat, dietat, telefonat dhe karburantin

Deputetët përlanë 1 miliard lekë gjatë 2024-ës,

Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka marrë fonde shtesë nga buxheti, kjo pasi deputetët i kanë ezauruar paratë…

Deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, kanë përfituar plot 1 miliardë lekë të reja nga buxheti i shtetit gjatë vitit që lamë pas. Edhe pse shahen, rrihen, fyhen dhe u vënë zjarrin karrigeve, kur vjen puna te paratë, të gjithë bëhen të devotshëm dhe askush nuk i refuzon.

Kuvendi ka nxjerrë të dhënat për pagat dhe përfitimet e deputetëve për të gjithë vitin që lamë pas. Sipas statistikave të përpunuara nga “Pamfleti”. Vetëm për pagat e ligjvënësve janë harxhuar 343,803,027 lekë. Ndërsa për bonuset, ku futen dieta, rimbursim celulari, pagesa hotelesh, qeraje, etj, janë shpenzuar nga janari deri në nëntor 221,971,482 lekë. (Muaji dhjetor ende nuk është pasqyruar). Në total deputetët kanë përlarë gjatë vitit 2024 plot 1,009,717,473 lekë të reja.

Çdokush mund të thotë se ja u njeh ligji. Por skandali është se në gusht të vitit që lamë pas, Kuvendi ka marrë fonde shtesë nga buxheti, kjo pasi deputetët i kanë ezauruar paratë. Ministria e Financave ka alokuar 90 milionë lekë fonde shtesë, kjo pasi deputetët kanë udhëtuar shumë jashtë dhe kanë marrë përfitime dietash.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit