Akademiku nga Prishtina Rexhep Qosja ,i pyetur per shpalljen nongrata te Sali Berishes eshte shprehur :”Unë kam shkruar shumë për kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha, për kryetarin e PD, Sali Berisha. Kam shkruar shumë për politikën që ka bërë Sali Berisha. Tani Sali Berisha përjetoi diçka të papritur që i sjell natyrisht dhimbje çdo politikani dhe sa më lart të ketë qenë, me pozitë, më shumë dhimbje ka ai dhe shteti në të cilin ai ka pasur pozitat shtetërore. Tani Sali Berisha është politikan i rrëzuar dhe etika ime intelektuale, edukata ime nuk më lejon që ta godas dhe sulmoj, njeriun e rrëzuar”, tha Qosja i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga.12.10.2021