KreuPakategoriFiks FARE // Rreziku ne rrugen e VUKLIT..U investuan 160 miljon /lek...

Fiks FARE // Rreziku ne rrugen e VUKLIT..U investuan 160 miljon /lek ,rruga rrezikon te shembet..

160 milionë lekë për rrugën Tamarë-Vukël, banorët: Po na bie mali mbi kokë

Emisioni investigativ Fiks Fare udhëtoi drejt Malësisë së Madhe, pas ankesave të banorëve për gjendjen e segmentit rrugor Tamarë–Vukël, ku, sipas tyre, investimi prej mbi 160 milionë lekësh me TVSH nuk ka garantuar sigurinë e qarkullimit.

Segmenti prej rreth 9 kilometrash, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kishte si synim përmirësimin e aksesit për banorët e zonës. Por vetëm pak muaj pas përfundimit të punimeve, banorët dhe drejtuesit e mjeteve thonë se përballen çdo ditë me rrezikun e rënies së masiveve shkëmbore dhe rrëshqitjeve të dheut.

 

 

Gjatë vëzhgimit të Fiks Fare u konstatuan disa zona ku shkëmbinj të mëdhenj qëndronin të paqëndrueshëm mbi rrugë, ndërsa në të gjithë aksin mungonte sinjalistika paralajmëruese për rrezikun.

Banorët: “Kjo rrugë po na rrezikon jetën”

Banorët tregojnë se problemet nisën pas ndërhyrjeve në rrugë dhe se para rreth dy muajsh një masiv i madh shkëmbor u shemb mbi aks, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

 

 

Sipas tyre, rënia e gurëve është bërë një fenomen i përditshëm, sidomos gjatë dimrit, kur rruga shpesh bëhet e pakalueshme. Ata shprehen se kanë denoncuar vazhdimisht situatën, por përgjegjësia kalon nga një institucion te tjetri.

“Na thanë se do të na bënin një rrugë më të mirë, por sot kemi frikë të kalojmë. Po të kishte qenë një kolonë makinash kur ra ai masiv, pasojat do të ishin të rënda”, shprehet një prej banorëve.

Ata shtojnë se prej rreth një viti nuk kanë parë më punime në terren dhe se mungon çdo masë sigurie për drejtuesit e mjeteve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit