E dielë, Shkurt 8, 2026
KreuPakategoriÇfare thote Fatmir Shpellzaj per tokan ne Baks - Rrjoll dhe per...

Çfare thote Fatmir Shpellzaj per tokan ne Baks – Rrjoll dhe per varret muslimane .Realiteti Post.

Çfarë thotë Fatmir Shpellzaj për tokat në Baks–Rrjoll dhe varrezat muslimane…

Fatmir Shpellzaj pretendon se është pronari i ligjshëm i tokës në zonën Baks–Rrjoll, ku aktualisht po zhvillohet një projekt ndërtimi resorti, duke theksuar se në këtë truall ndodhen edhe varrezat e familjes së tij.

Sipas Shpellzajt, toka në fjalë ka qenë brez pas brezi në pronësi të familjes së tij dhe aty kanë ekzistuar edhe tre shtëpi banimi. Ai shprehet se personat që sot protestojnë janë të njëjtët që ndër vite kanë tentuar të zhvendosin ose të zhdukin varrezat myslimane që ndodhen në këtë territor.

  1. Për vite me radhë kam paguar roje për t’i mbrojtur varrezat dhe kam bërë denoncime në polici për çdo tentativë ndërhyrjeje. Askush nuk i ka prishur dhe askush nuk do t’i prishë, sepse janë ruajtur nga unë dhe nga të parët e mi”, deklaron ai.

Shpellzaj shkon më tej duke pretenduar se ka pasur edhe përpjekje për zhvendosjen e eshtrave, gjë që sipas tij përbën shkelje të rëndë morale dhe ligjore. Ai ngre pikëpyetje mbi legjitimitetin e atyre që sot pretendojnë pronësinë e tokës dhe dalin në protesta publike.

Në reagimin e tij, Shpellzaj thekson se zona e Baks–Rrjollit ka qenë historikisht vendbanim i komunitetit mysliman. Ai përmend emra banorësh të hershëm si Cuf Meti, Col Zeneli, Met Ademi, Adem Osmani, Osmani Ujka, si dhe faktin se mbi rrugë ndodhet Shpella e Metit, të cilën e cilëson si dëshmi të qartë historike.

Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për ta tjetër­suar realitetin, faktet historike dhe pronësore nuk mund të fshihen. “Historia nuk ndryshohet me zhurmë apo protesta, por mbetet aty ku ka qenë gjithmonë”, përfundon Shpellzaj./RealiteitPost

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit