Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se duke filluar nga viti 2026, çdo qytetar shqiptar do të pajiset me identitetin e vet digjital.
Në një deklaratë publike, Rama theksoi se karta fizike e identitetit do të zhvendoset në celular apo kompjuter, duke funksionuar si një portofol digjital shumëfunksional, lehtësisht i përdorshëm drejtpërdrejt nga telefoni.
“Ndërkohë IdentiTek është angazhuar për zhvillimin e identitetit të ri digjital, që do të lejojë qytetarët të kenë dokumentet e tyre të identifikimit në telefon apo në kompjuter. Testet përfundimtare janë drejt përfundimit, dhe nga viti 2026 çdo shqiptar do të mund të pajiset me identitetin e vet digjital,” tha Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se Shqipëria po ecën në hap me Bashkimin Europian, i cili ka planifikuar që identiteti digjital të bëhet pjesë e jetës së përditshme të qytetarëve europianë deri në vitin 2027!!!

