E shtunë, Tetor 11, 2025
KreuPakategoriLajmi // BE do te çele zyre ne Tirane..

Lajmi // BE do te çele zyre ne Tirane..


E bujshme/ Parlamenti Europian zgjedh Tiranën, do të krijojë këtu zyrën për!

Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar më tej angazhimin me Ballkanin Perëndimor.

Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe të një momentumi të ri për zgjerimin e BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Evropian dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo zyrë do të promovojë qëndrimet dhe aktivitetet e Parlamentit, veçanërisht në lidhje me anëtarësimin në BE, si dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon. Do të ndihmojë në përgatitjen dhe ndjekjen e vizitave zyrtare të eurodeputetëve, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin me aktorët e tjerë të BE-së në terren dhe me organizatat ndërkombëtare dhe ato të shoqërisë civile.

Hapja e një zyre të Parlamentit Evropian në Tiranë nënvizon angazhimin e fortë të Parlamentit për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor (përfshirë Shqipërinë) në rrugën drejt anëtarësimit në BE!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit