E martë, Qershor 10, 2025
KreuPakategoriSKANDAL : SPAK ka fshehur 630 pergjime qe IMPLIKONIN drejtues te...

SKANDAL : SPAK ka fshehur 630 pergjime qe IMPLIKONIN drejtues te larte,biznesmene etj..Deklarimi nga AIDA HAJNAJ,Drejore e BKH..

630 përgjime të zhdukura: skandali që trondit besimin te SPAK dhe Altin Dumani
Shkruar nga Pamfleti

Aida Hajnaj /
Drejtuesja e deritashme e BKH, Aida Hajnaj, ka raportuar në FBI dhe tek partnerët ndërkombëtarë se prokurorë dhe drejtues të SPAK kanë fshehur me qëllim qindra përgjime ligjore që implikonin zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe persona me pushtet në afera kriminale…

Edhe brenda strukturës së SPAK-ut, të cilësuar si institucioni kryesor i drejtësisë së re, ekzistojnë praktika klienteliste, favorizuese dhe toleruese ndaj rasteve të korrupsionit dhe krimit, njësoj si në kohën e drejtësisë së vjetër. Këtë fakt e ka bërë të ditur me raporte zyrtare të përcjella te partnerët ndërkombëtarë, drejtuesja e larguar e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Ajo ka informuar si zyrtarët e FBI-së të vendosur pranë BKH-së, ashtu edhe shefat në Shtetet e Bashkuara, për raste konkrete ku drejtues sektorësh dhe disa prokurorë të SPAK-ut, të lidhur me interesa jashtë institucionit, kanë lënë jashtë dosjeve penale plot 630 përgjime të realizuara nga hetuesit.

Këto përgjime janë kryer sipas urdhrave të prokurorëve përkatës dhe kanë përmbajtur të dhëna konkrete telefonike dhe elektronike që përfshijnë biseda, mesazhe dhe informacione të rëndësishme për çështje penale. Por në shumicën e rasteve, ato nuk janë përfshirë në dosje për shkak të ndikimeve dhe lidhjeve të individëve të përgjuar me zyrtarë të drejtësisë, qeverisë, policisë, ushtrisë, diplomacisë dhe bizneseve të fuqishme.

Sipas raportit të Hajnajt, shumë prej këtyre përgjimeve kanë zbuluar përfshirje të personave me pushtet të lartë në aktivitete kriminale dhe korrupsion, por janë anashkaluar nga drejtuesit dhe prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë pretenduar se nuk kishte prova mbështetëse të mjaftueshme për ndërtimin e akuzave. Në realitet, raporti thekson se këto përgjime ishin të mjaftueshme për të nisur procedime penale të forta.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit