Benet Beci ky kyebashkiak inteligjent që po ecën në gjurmët e Edi Ramës. Guxo kryetar!
Ajo që ndodhi dje në Postribë, është një ngjarje kulturore për të djathtën shqiptare, pasi për herë të parë një kryebashkiak i zgjedhur nga e majta ka respektuar moralisht por dhe financiarisht përkujtimin e një prej kryengritjeve antikomuniste në Shqipëri e cila u shtyp në mënyrë të përgjakshme.
Akti i djeshëm i Benet Becit bëri diferencën me të djathtën shqiptare. Redaksia e ShkodraNews ka mbetur e befasuar nga guximi i kryebashkiakut Beci, por dhe maturia në reagim pas “incidentit” që u përpoq të krijojë mendja diabolike e plakut “non grata”.
Kryebashkiaku Benet Beci nuk duhet të ndalet, ai duket se ka mbështetje të fortë prandaj duhet të guxojë dhe të ecë “fillimisht” nën gjurmët e Edi Ramës.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur një sërë denoncimesh mbi ndotjen akustike që vjen nga të dy krahët. Këto “biznese” po i shkaktojnë dëme afatgjata të parikuperueshme qytetarëve dhe stres të fshehur. E dimë që “bizneset” do reagojnë fort, e dimë që do të duhet kohë pak kohë por duhet ta bësh Benet./ShkodraNews⁸