Kujtim Dodë Hasani, biznesmeni dukagjinas që punon dhe jeton në Londër ka dhuruar 10 mijë fidanë të llojit pishë për fondin pyjor të Qarkut të Shkodrës. Lajmin për Zanin e Veriut e ka bërë të ditur Drejtori ADZM Shkodër z.Agim Dardha. Aksioni për mbjelljen e fidanëve ka nisur sot me datë 3 Mars që është dhe “Dita Botërore e Jetës së Egër”. Përveç Administratës së Zonave të Mbrojtura aksionit për mbjelljen e fidanëve i janë bashkuar edhe kolektivi mësues-nxënës i Shkollës së Mesme Pyjore “Kolë Margjini” Shkodër. Në ditën e parë të aksionit mësohet të jenë mbjellur në Tarabosh rreth 500 fidanë të rinj që i shtohen hapsirës së gjelbër ka bëre të ditur Drejtori i ADZM z.Agim Dardha.