Gjate ditës së mërkurë Ministri Turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Bekir Pakdemirli ka zhvilluar vizitë zyrtare në qytetin e Shkodrës. Zyrtari i lartë turk është pritur nga prefektja e Qarkut të Shkodrës z.Majlinda Angoni. Gjatë takimit Prefektja Angoni ka shprehur mirënjohjen e thellë për Qeverinë Turke dhe Agjensinë për bashkpunim dhe koordinim (TIKA) për mbështetjen e dhënë për fermeret në zonat e përmbytura sipas kërkesës që Prefektura i kishte bërë Agjensisë TIKA. Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy vendeve konsiston në lëshimin e një pakete ndihmë në formë granti për Ministrinë e Bujqësisë e Zhvillimit Rural në fushën e Emergjencave Civile dhe fatkeqsive natyrore. Ministri Turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë z.Bekir Pakdemirli ka falenderuar Prefekten Angoni dhe është shprehur se Qeveria Turke do të vazhdojë të investojë për Shkodrën nëpërmjet Agjensisë për bashkëpunim dhe koordinim TIKA. Takimi është zhvilluar në frymë miqësore.