Pas Vendimit te Gjykates Kushtetuese ka Reaguar Analisti Frrok Çupi.” Ky vendimi na ka kthyer mbrapa te gjykatat e plepave. Ka goditur shumë rëndë shtetin, sepse shteti qëndron nën ombrellën e Gjykatës Kushtetuese. Kolonat e shteti tani janë të pasigurta. Nëse nuk do të shkarkohej siç nuk u shkarkua, krijon precedent. Sot duhet të ishte shpërndarë parlamenti ose të shkarkohej presidenti. Gjykata kushtetuese ka ndërtuar një ligj me këtë vendim. Do të kemi një president që shkel kushtetutën, që fyen, që e ndan popullin, një president që ia mohon të drejtën e votës një publiku.”- tha Çupi.