E martë, Nëntor 19, 2024
KreuPakategori8 Marsi, dita kur bota e “vogel” duhet të dëgjoj zemren e...

8 Marsi, dita kur bota e “vogel” duhet të dëgjoj zemren e madhe të grave. (Në vend  të një urimi per 8 marsin)

8 Marsi, dita kur bota e “vogel” duhet të dëgjoj zemren e madhe të grave.

(Në vend  të një urimi per 8 marsin)

Ndue  BACAJ

Dita e 8 Marsit që prej vitit 1910  është dita nderkombetare e grave. Ajo është një ditë e shenuar , e cila “detyron“ boten mashkullore të respektojë jo vetem gjysmen e botes që janë gratë ,por të respektoje atë pjesë “të homo sapiensit” e cila riprodhon  jeten , rigjeneron brezat dhe na kujton  dhimbëshmërinë ,tolerancen dhe mëshirën e nënave dhe femrave të tjera pa të cilat kjo botë do të ishte shuar prej  mijëra vitesh. E kjo do të kishte ndodhur jo vetem  per mungesen e riprodhimit , por mbi të gjitha per mungesen e tolerances, paqes dhe bashkejeteses që propogandojnë dhe kultivojnë  gjysma e domosdoshme e kesaje bote , Femrat ..

Histori e shkurtër e 8 marsit

8 Marsi  është vendosur si dita nderkombetare e grave në vitin 1910 nga 100 gra perfaqesuese  të një serë vendesh  Europiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikes , të mbledhura në Kopenhagen të Danimarkes nën kryesimin e Klara Cetkinit , të cilat njëzeri shpallen si diten e tyre 8 marsin në perkujtim të 8 marsit të vitit 1857, kur rrobalarset e NJU JORKUT  ishin ngritur në protestë per të drejtat e tyre, kunder shtypjes dhe shfrytezimit që u bëhej ateherë… Gjithsesi  është me interes të thuhet se  Gratë e Vajzat (apo femrat në pergjithsi) per të  mbrojtur apo fituar të drejtat e tyre kanë protestuar edhe qindra  e mijera vite më perpara ku një  rast i till shenohet edhe  në historinë e Romes  në vitin 195 (para Krishtit) kur Gratë u benë protagoniste , duke marrë  një nisem politike e cila kishte qellim të afirmonte te drejtat e tyre… Pak  prej   tyre u dihen emrat si ; Tarpeia , Lukrecia  e  Virxhinia…(Indro Montanelli ,Historia e Romes ,fq.147).

Gruaja Iliro-shqiptare në kapercyejt e shekujve…

Në mbreterinë Ilire (të pakten që në vitin 231 para Krishtit ) , gruaja ishte një zonjë e vertetë… Simbol i vlersimit të grave në Iliri u bë Mbreteresha  TEUTA , bashkeshortja e mbretit  Ilir Agronit..Teuta u tregua  jo vetem një grua fisnike , por edhe një drejtuese e mrekullueshme e mbreterisë.. Gruaja në mbreteritë e tjera “Europiane” (bashkohese të Ilirisë) ishte thuajse një skllave… Per krahasim po marrim gruan romake që e gjykonte  burri i vet , i cili ishte një gjykates i saj që vendoste  masen e denimit deri në rrahje me shkop , madje sipas “ligjeve” apo rregullave të kohes  e rrahura quhej edhe një mjet per rregullimin shpirtëror të saj… Thuajse po në ketë gjendje shoqerore gjindej  edhe gruaja angleze , greke ,franceze e tjer…

Shembulli  i grave ilire të civilizuara , por edhe të ndershme , besnike e luftetare në mbrojtje të drejtave të tyre dhe atdheut , janë vënë re edhe shumë shekuj më vonë tek ato gra që u detyruan të emigrojnë në Venedik,  gjatë e mbas vitit fatal 1479 kur turqit pushtuan kalanë heroike të Shkodres e më gjerë… Në Venedik  gratë (malësore, shkodrane e tjera shqiptare) suallen  shembujt e virtyteve më të larta  njerzore të grave , fama e të cilave shkruan një studiuese e albanologe italiane ka arritur deri në ditet e sotme (fillimi i shek.XXI) . Per ketë grave  Venedikase–italiane u kerkohej që të frymezoheshin dhe merrnin si shembull gratë shqiptare…(Lucia  Nadin , Shqiptaret në Venedik ,Mëgim e integrim, 1479-1552  .fq.35-37). Mjerisht vitet e gjata të pushtimit otoman suallen në trojet tona edhe një “kulturë” e jetë mjerane, sa gati zhduku nga faqja e dheut civilizimin  prendimorë të trojeve tona. Keto kushte jetese apo mbijetese që kishin zgjatur rreth katër shekuj e gjysem, na kishin bërë ne shqiptareve që vitin 1910 (i cili u bë viti simbol i tetë marsit..), as të mos e njohim fare e jo më të behej fjalë në Shqiperi  per perkujtimin e dites nderkombetare të grave…Turko-Otomanet me  “kulturen” e tyre – grave u kishin privuar të gjitha të drejtat njerzore e jo më të mbledheshin e të protestonin si shoqet e tyre ne Europen Perendimore e më gjerë. Edhe pas  28 nendorit të vitit 1912 (shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë) dita e 8 marsit thuajse nuk u perkujtua dhe as nuk u festua kurrë, edhe pse në vitin 1937 qeveria e mbretit Zog I , ndaloi me ligj mbulimin e grave muslimane, të  cilat  në qytete vazhdonin të ishin jo vetem të mbuluara , por  dhe të mbyllura brenda kater mureve të shtepisë të padronit saje (burrit apo prinderve). 8 Marsi në Shqiperi filloi të perkujtohet “disi” vetem në vitin 1942, kur ndonse të pushtuar nga fashizmi Italian , u futen disa elemente civilizimi Perendimore në familjet e qyteteve etjera  të lidhura me autoritetet e kohes…

Gruaja në Malesi të Madhe

Në Shqiperinë Veriore ,e veçanarisht në Malesi të Madhe gruaja me gjithë zbatimin e  kanunit të Lekëve e Dukagjinit ka pasur mjaft të drejta dhe ka gëzuar respekt , ku per  ketë po kujtojmë , se gruaja nuk është vrarë per gjak  , jo si qenie inferiore ndaj  mashkullit , por se femra quhej “arka “ e jetes  që ruan dhe riprodhon jeten dhe njerzimin , gjë që nuk deshironte t’a shkaterronte askush , gjithashtu edhe në një betejë  luftimesh  per gjakmarrje , nese në mes u ka hyrë gruaja , pushka ka pushuar… Në Malesi të Madhe gruaja në mjaft raste ka pasur edhe të drejten jo vetem të marrin pjesë në kuvendet e burrave , por edhe të japin mendime e  t’i degjohej  fjala… Gruaja malesore shpesh ka qenë edhe perkrah burrave jo vetem në kuvende , por edhe në beteja luftarake ku mbroheshin trojet shqiptare , dhe per ketë shembujt janë të shumtë… Gruaja është quajtur edhe “pasqyra”e burrit etj… Në trojet e Malesisë  prej shekujsh zhvilloheshin edhe logje bukurie , (që nga Gruda ,Trieshi ,Traboini,  Kelmendi , Lohe Siperme e veçanarisht te Shpella e Frashnit Bajzë e tjer) , ku në qender të ketyre logjeve ishte demostrimin i bukurisë së grave me veshjen kombetare me simbol xhubleten mijera-vjeçare.. Keto logje janë pa dyshim pararendeset e paradave të  zgjedhjes së miseve të sotme moderne kudo në Botë…

Vlen të kujtohet se gjatë regjimit komunist shpesh herë u fol e u muaren vendime per të drejtat e grave , madje per ketë kerkoheshin të drejta të barabarta me burrin (nën sloganin emencipimit). Mjerisht kjo barazi që propogandonte komunizmi nuk e bente femren shqiptare  të nderuar e respektuar , por kerkonte ta kthente në një burre të dytë , në veshje, në punë , në stervitje ushtarake e tjer , gjëra që i hiqnin pjesen më të rendesishme që i ka falur Zoti Femres , feminilitetin njerzor që prodhon, bukuri , dashuri, dhimbeshuri , respekt dhe meshirë..

Në vend të mbylljes pak fjalë per gruan  shqiptare sot…

Sot në demokracinë me orientim nga qytetrimi Perendimorë  femra shqiptare nuk ecen si dikur  me koken poshtë duke “numruar“ guret e sokakut apo  hapat e saj , por ecen me koken lartë duke “numruar” yjet e qiellit… ndonse shpesh i duhet të ruhet nga “ngatërrimi” i këmbëve, apo stërkëmbëcve… Hapsirat per të drejtat e grave sot janë vertet të mëdhaja , ndaj  ne burrat duhet ti respektojmë, por jo me shpirtin tonë të ngushtë , por me shpirtin dhe zemren e gjerë të  Grave , e veçanarisht të atyre që janë Nëna… Respekti ndaj grave nuk ështe një urim i thjesht “tradicional”, një buqetë me lule apo dhurata të tjera , ai është shumë më i madh , dhe rrokë të gjitha fushat e jetes ; familjare , shoqerore e shtetrore…

“Gjithsesi” edhe ne shqiptaret si homologet tanë të Europes së Bashkuar 8 marsin kemi filluar ta festojmë  së bashku me gratë tona , nëpër  vende gezimesh ,lumturie dhe dhuratash , madje në ketë ditë shpesh kemi filluar të themi ; se 8 marsi është dita kur Bota e “vogel” duhet të degjojnë zemren e madhe të GRAVE…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit