U peruruan gjate dites se sotme ambjentet e reja te policise ne qytetin e Shkodres. I PRANISHEM DHE MINISTRI BLEDI ÇUÇI I CILI GJATE FJALES PERSHENDETESE ESHTE SHPREHUR : “Krahas investimeve në infrastrukturë si Drejtoria e re Vendore e Policisë në Shkodër, por edhe mjeteve të reja logjistike dhe inovacionit teknologjik që do të bëjmë në të gjitha strukturat, vizioni ynë është që Policia e Shtetit të qaset gjithmonë e më shumë si shërbim ndaj qytetarëve, jo si forcë represive. Një polici komunitare ku siguria e përbashkët ndërtohet edhe me përfshirjen e qytetarëve. Po nisim një kapitull të ri për modernizimin e Policisë së Shtetit. Në këtë mandat të tretë do të bëjmë kapërcimin e madh në lidhje me teknologjinë, që nga ngritja e aftësive në luftën kundër krimit kibernetik, deri tek kontrolli i plotë i territorit me dronë super-inteligjentë. #SkaKohëPërPushim .Ka pershendetur dhe Drejtori i Policise Niko Brahimaj .Ceremonia ka vijuar me vizita ne ambjentet e reja teper komode te Policice ne Shkoder .23.06.2021