Kukësi bëri bujë në mbarë botën kur në vitin 2000 u bë qyteti i parë që u nominua për “Çmimin Nobel për Paqen”. Kështu e nis artikullin media prestigjoze “BBC” që kujton kohën kur qyteti mirëpriti një numër të madh refugjatësh nga Kosova të cilët u detyruan të largoheshin për shkak të luftës.
Me një popullsi prej vetëm 16 000 banorësh dhe 20 km larg kufirit ky qyteti përjetoi famën botërore për pak kohë pasi më vonë u përball me një mori krizash pas rënies së komunizmit. Me ndërtimine aeroportit të ri të Kukësit, shtigjet e ecjes malore dhe reliket komuniste, banorët po i drejtohen historisë së tyre unike dhe bujarisë për të joshur turistët.
Në fshatin Shistavec, 45 minuta me makinë drejt maleve, shtëpitë prej druri janë ndërtuar për skiatorët dhe alpinistët, dhe në udhëtimet ditore nga Kukësi, turistët mund të mësojnë më shumë për kulturën malore të goranëve që flasin një gjuhë sllave të dallueshme nga shqipja. Duke hapur dyert për rreth 400 mijë njerëz, Kukësi i tregoi botës se edhe në momentet më të errëta mbizotëron njerëzimi.