Turizmi në zonat e mbrojtura – Dardha: Kemi hartuar planin e masave për një sezon turistik cilësor
Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka hartuar planin e masave për sezonin e ri turistik. Drejtori i këtij institucioni, Agim Dardha, thekson se vëmendja kryesore do të jetë në Parkun Kombëtar të Alpeve në Theth, në plazhin e Velipojës dhe lumin e Shalës.
Gjithashtu, ADZM ka edhe një plan për menaxhimin e mbetjeve.
Drejtori Dardha i kërkoi edhe komunitetit që të tregohet më i kujdeshëm ndaj kësaj pasurie, që u shërben në radhë të parë atyre për rritjen e mirëqënies ekonomike