Vazhdon situata problematike në zonën e Nënshkodrës. Rikthimi i reshjeve ka shtuar sipërfaqen e përmbytur duke sjellë probleme dhe në disa rrugë të qytetit të Shkodrës dhe lagjet Livade, Tepe, Tophane e Xhabije, ku gjatë paradites ka patur prezencë të shtuar uji që ka arritur deri 40 cm. Gjatë ditës së sotme për të parë situatën ka qenë i pranishëm dhe Z/m i Mbrojtjes Petro Koçi, i cili së bashku me Prefekten Majlinda Angoni dhe Kreun e Emergjencave Civile Haki Çako ishin në zonën e Dajçit. Zyrtarët e lartë të shtetit kanë garantuar ndërhyrje me forca, mjete dhe bazën e nevojshme materiale dhe ushqime për të ruajtur jetët njerzore dhe ndihmuar në përballimin e situatës së vështirë që ka ardhur nga reshjet e shumta që kanë provokuar prurje të mëdha uji e deri daljen nga shtrati të lumit Buna. Forca ushtarake të repartit të Vaut të Dejës kanë ndihmuar banorët në Livade dhe lagje të tjera të qytetit të Shkodrës.
Zani Veriut