- Tony Sufaj , Malsori nga Kastrati qe nuk e harron per asnje moment Kastratin, vendlindjen e Tij te shtrenjte. Jeton prej shume vitesh si emigrant ne ShBA dhe Kanada , aktualisht eshte Kryetar i Shoqates Gjithshqiptare ” Vatra ” ne Toronto. I shpallur ” Qytetar Nderi ” i Malesise se Madhe pikerisht se kontribon per vendlindjen dhe promovon ne Emigracion traditat, zakonet dhe virtytet me te mira malsore. Ka dy vjet qe me kontribute te Tija, familjareve ,miqve dhe fisit “Sufaj” ne Bratosh po restauron nje rruge fshati rreth 1.8 km, me synimin qe te nxisi zhvilimin e fshatit dhe per te ndaluar shpopullimin e frikshem qe po ndodh ne treven e Malesise se Madhe. Aktualisht nga Malesia jane larguar per shkak te kushteve te veshtira per te jetuar me shume se 20 mije banore. Kryesisht te rinj dhe te reja qe nuk kane shprese dhe besim se mund te jetojne normalisht ne vendlindjen e tyre. TONY SUFAJ ka arritur ta sjelli rrugen ne kushtet e procesit te fundit ,asfaltimi i saj , proces qe ka dhe koston me te larte financiare. Eshte pikerisht Ky momenti kur Tony Sufaj duhet mbeshtetur e ndihmuar financiarisht ne inisiativen e Tij .Nepermes ” Zanit te Veriut ” Tony Sufaj Ju drejtohet gjithe miqve, shokeve , njerezve te biznesit, gjithe kastratesve dhe malsoreve kudo qe ndodhen qe sipas mundesive Te japin diçka simbolike nga vetja per te ndihmuar njerez qe e duan jeten, e duan vendlindjen, e duan progresin dhe qe te ardhmen e tyre e shohin ne Bratosh, aty mes bukurive natyrore, ku kane jetuar prinderit dhe paraardhesit e tyre me mesaxhin : Mos ta braktisim vendlindjen.Zani Veriut !!.30.09.2021