Mbrëmë të ftuar nga Komuna e Tuzit në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi’’ u bashkuam tek “Kroni i Traboinit” shkrimtarë dhe poetë nga të gjitha trevat shqiptare ku patëm mundësi të paraqesim pjesë nga krijimtaria jonë letrare.
Një natë plot magji mes yjeve dhe maleve kreshnike të Malësisë tonë. Ishin të ftuar nga Shkodra Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve të Shkodrës Zija Vukaj dhe Poete Mimoza Rexhvelaj. Faleminderit organizatorëve!
29.07.2021