LAJMI : SPIROPALI “Sali tre piramida ke ndërtuar në jetë, piramidat financiare, piramidat arsimore që bënë analfabet rininë dhe piramidat politike që në majtë të të cilave t’i nuk ngjitesh. Ti nuk je gjenerali i ushtrisë së vdekur, por gjenerali i një ushtrie që mendon se je gjallë. Politikisht se kështu ju uroj që të rroni 100 vite. Ju jeni mësimi më i hidhur për Shqipërinë. Ne duhet të shohim se si nuk duhet të jemi kurrë. Luli vjen këtu vonë, se zgjohet vonë nga gjumi dhe ikën herët se do gjumë prapë. Edhe 7 jetë, nuk e mund dot PS, dhe Shqipërinë. Ka bërë shumë rrugë, ka bërë para. Sa për energji, ia merr atij që vjen në 12 dhe ikën në 12:30. Të dëgjova dhe jashtë që flisje për amnistinë e kanabisit, dhe dikur flisje si krenar. Nuk mbajte kurrë përgjegjësi. Edhe hija jote i tremb sot, jo më prezenca jote në qeveri kur ishe në qeveri. Ata që ishin aty ishin të tutë dhe me ta mbroje të tutë. Nuk the asnjë fjalë për raportin e DASH. I ikën si djalli temjanit këtyre raporteve. Ne i lexojmë me laps dhe letër këto raporte.”, tha Spiropali…14.04.2022.