
Lajmi konfirmohet për ShkodraWeb nga disa drejtorë rajonalë të kontaktuar, të cilët edhe pse momentalisht janë në detyrë, janë në pritje të orientimit për të dhënë dorëheqjet njëri pas tjetrit.⁹
Siç është e kuptueshme, ata do të zëvendësohen nga përfaqësues të PS- së, e cila mesa duket kërkon të forcohet edhe në prag të zgjedhjeve politike të vitit që vjen. Ndërkohë, kanë nisur të lakohen edhe emrat e drejtorëve të rinj, përfaqësues të PS- së, për të cilët ShkodraWeb ka edhe listën e kandidatëve por që për momentin, nuk do ti bëjë publike.
Sipas burimeve të ShkodraWeb, ndryshime, lëvizje apo qarkullime pritet të ketë edhe në drejtoritë e tjera rajonale të Qarkut të Shkodrës në kuadër të riorganizimit që i paraprin zgjedhjeve për Kuvendin vitin që vjen.