Rruga ngjitur me Bashkine qe zgjatohet drejt lagjes Culaj pa frike mund te quhet dhe rruga e ” gjobave ” nga policia. Nje tabele ne hyrje e ndalon qendrimin e automjeteve por qe ne fakt nuk respektohet nga askush. Qytetare te ndryshem per sherbime ne Bashki e parkojne aty automjetin e kur dalin mdodh qe gjejne nje flete gjobe mbi xham . Policia qe duket sinjalizohet ,mesyn me yrysh disa here ne dite e ” ploteson ” planin e gjobave. Fotot qe ilustrojne lajmin jane shkrepur gjate oreve te para te dites se sotme. Ne shume raste kur parkohen dhe makina te pushtetareve dhe vete policise, per çudi asnje polic nuk kujtohet per gjobat. Nje situate e tille eshte ne te gjitha ditet kur punohet ne Bashki. Ne kushte te tilla shume ma normale do te ishte heqja e tabeles dhe mos te gjobiten pa shkak drejtuesit e automjeteve ,aq ma teper qe dhe policet qe vinë disa here në dite te ky aks fare mire mund te kryejne detyra te tjera ne sherbim te ruajtjes se qetesise e rendit publik. Ose ligji te jete per te gjithe njesoj pavaresisht se te kujt jane automjetet qe parkohen aty.
08.06.2021.