E premte, Shkurt 13, 2026
KreuPakategoriPrapaskena : Krize ne Syri Tv : Gazetaret e terrenit- 4 muaj...

Prapaskena : Krize ne Syri Tv : Gazetaret e terrenit- 4 muaj pa rroga, Drejtoret me makina te shtrejta bejne pazare e jete luksoze…

rizë në Syri TV / Gazetarët në protestë, katër muaj pa paga, drejtuesit me makina të shtrenjta, pazare dhe jetë luksoze

Aktualitet

Publikuar: 13/02/2026

Krizë në Syri TV / Gazetarët në protestë, katër muaj pa paga, drejtuesit me makina të shtrenjta, pazare dhe jetë luksoze

Prej disa ditësh, redaksia e Syri Televizion është përfshirë nga tensione të forta, pasi gazetarët e newsroom-it kanë dalë në protestë dhe kanë refuzuar të paraqiten në punë. Shkaku: katër muaj pa u paguar.

Bëhet fjalë për reporterët e terrenit, ata që çdo ditë dalin në shi, në breshër e në diell për të raportuar lajmin. Ata që përballen me presione, me fyerje, me tensione në kronikë e në politikë. Ata që mbajnë familje me qira e kredi mbi supe. Dhe sot, sipas burimeve nga brenda redaksisë, janë lënë pa pagesa të rregullta, në një situatë të rënduar ekonomike dhe psikologjike.

Situata ka agravuar deri në pikën që gazetarët refuzuan të shkojnë në redaksi. Vetëm pas kësaj, drejtuesit – sipas pretendimeve të ngritura – janë detyruar të japin një pjesë të pagave në mënyrë informale.

Ndërkohë që gazetarët presin rrogat, drejtuesit e televizionit akuzohen se zhvillojnë takime e pazare në emër të medias, duke u pasuruar personalisht. Pretendohet se ndërsa reporterët sakrifikojnë në terren, drejtuesit lëvizin me makina të shtrenjta dhe investojnë në prona luksoze.

Akuza edhe më të rënda qarkullojnë për administratorin e televizionit, për të cilin thuhet se u kërkon përqindje bashkive të djathta për projekte të financuara nga qeveria e drejtuar nga Edi Rama. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ato përbëjnë një skandal të rëndë etik dhe ligjor.

Si mundet një media që pretendon të jetë opozitare të lërë gazetarët e saj pa paga? Si mund të flitet për moral publik dhe transparencë, kur brenda vetë institucionit – sipas zërave të ngritur – ka shfrytëzim dhe mungesë përgjegjësie?

Kjo situatë ngre një pyetje më të madhe: çfarë përfaqëson realisht opozita sot? Nëse në opozitë shfaqen praktika grabitqare, çfarë garancie ka publiku për të nesërmen në pushtet?

Protesta e gazetarëve është një kambanë alarmi jo vetëm për një televizion, por për standardet e medias dhe moralin politik në vend. Në fund të fundit, pa gazetarë të paguar dhe të respektuar, nuk ka media të lirë. Dhe pa media të lirë, nuk ka demokraci të shëndetshme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit