E dielë, Janar 4, 2026
KreuPakategoriNga Boldnews.al : Çfare duhet bere tjeter qe te shkarkohet Flavers Shoshi...

Nga Boldnews.al : Çfare duhet bere tjeter qe te shkarkohet Flavers Shoshi dhe vartesi i tij ne VLORE ????

Kriza e ujit/ Çfarë duhet të ndodh më shumë që të shkarkohet Flauers Shoshi i AKUK dhe vartësi i tij në Vlorë?

 

 

 

Nga Boldnews.al

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Flauers Shoshi, u paraqit para qytetarëve vlonjatë me pamjen e tij të përhershme, me pak mjekër të parruar. Ai u tha banorëve të revoltuar të qytetit bregdetar, të cilët kanë pesë ditë pa ujë, se edhe ai, vetë Drejtori i madh, ishte i palarë, duke i qëndruar në kokë difektit që thau çezmat e mijërave banorëve në kulmin e dimrit, në këtë prag të Vitit të Ri.

Fjalët e Shoshit ndikuan në “zemrën e butë” të kryeministrit, i cili u prek aq shumë, sa nuk i kurseu lëvdatat për drejtorin: “Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën”, deklaroi Rama në rrjete sociale.

Pra, shkurt e shqip-fajin e ka Saliu dhe drejtor Flauersi është hero. Por, hero për çfarë?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit