- LAJMI : Ne Malesi te Madhe gati 20 milion EURO stok e askush nuk flet,jo me te protestoje,Ne Jug fermeret bllokojne rrugen..Ne malesi nuk ka burra má: Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë, për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Në një prononcim për mediat, fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet vendase pasi siç deklarojnë ata ndryshe do të falimentojnë pasi të gjitha produktet po ju shkojnë dëm.
“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë”,- janë shprehur fermerët për mediat.13.05.2024