Historike: Marjo Mitaj, 17 vjeçari me origjinë nga Vermoshi thiret nga trajneri Reja për ndeshjet e Kombëtares Shqiptare të futbollit. Talenti Kelmendas Marjo Mitaj është nipi i Vasel Mitaj që banon në Vermosh ndërsa ai vetë ka lindur në Greqi pasi prindërit e tij kanë emigruar para 20 vitesh aty. MARJO MITAJ ka shkëlqyer në Greqi dhe ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve kryesorë të shumë klubeve Greke dhe Evropiane. Paraqitja e tij e shkëlqyer si talent i lindur ka tërhequr dhe vëmëndjen e tranerit të Kombëtares Shqiptare, Reja i cili e ka grumbulluar për ndeshjet e para të vlefeshme për botërorin e ardhshëm.
Marjo Mitaj- talenti 17 vjeçar që na bën krenar. Suksese djali i Kelmendit !!!