Një tjetër zjarrfikëse e re 🚒 i është dhuruar Repartit të PMNZSH Malësi e Madhe nga Bashkia Namur Belgjikë. Kjo makinë zjarrfikëse është e domosdoshme për ndërhyrjet në rastet e aksidenteve rrugore.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin: Kryebashkiaku Tonin Marinaj, Z. Pierre Bocca Komandant i Repartit të Zjarrfikëses dhe i ndihmës së shpejtë në Namur, Z. Bruno Joseph Përgjegjës Teknik
dhe Z. Adnan Rexhepi president i shoqatës “Nënë Tereza” Namur.
Kjo nuk është hera e parë që Malësisë së Madhe i janë dhuruar paisje me vlerë për Repartin e Zjarrfikëses por edhe Spitalit Koplik kjo falë bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy bashkive iniciuar nga Arian Bajraktari.
Faleminderit Namur! .22.06.2021