Letër e Hapur për Kryeministrin Edi Rama nga socialistët e PS !
“Mbro SPAK-un nga Erion Veliaj, lëre Saliun!”
Zoti Kryeministër, kujt duhet t’i besojnë shqiptarët dhe socialistët: ty apo Erion Veliajt?
Ti betohesh se do të mbrosh SPAK-un nga Sali Berisha, por ndërkohë, djali yt politik, Erion Veliaj, i arrestuar për korrupsion, po sulmon dhe kërcënon çdo ditë prokurorin e çështjes së tij, Ols Dado, me heshtjen tënde , nga burgu i Durrësit.
Ndaje mendjen, zoti Rama!
A do të udhëheqësh Partinë Socialiste drejt mandatit të katërt duke folur për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe integrimin e Shqipërisë në BE deri në 2030? Apo do ta kthesh fushatën e PS-së në një luftë personale të Erion Veliajt kundër SPAK-ut?
E vërteta është e qartë për të gjithë:
SPAK-un sot nuk e kërcënon as Sali Berisha dhe as Ilir Meta. SPAK-un po e kërcënon Ti, Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj!
Erion Veliaj po fundos PS-në, jo SPAK-un!
Lufta personale e Erion Veliajt kundër SPAK-ut po e dëmton Partinë Socialiste më shumë se e dëmton atë vetë. Ti mund të bësh deklarata sa të duash për mbrojtjen e SPAK-ut nga bufi i kënetës Sali Berisha dhe për zhvillimin e vendit, por shqiptarët e kanë kuptuar lojën tënde. Nuk mund t’i mashtrosh më, janë zgjuar !Nëse nuk ndalon kërcënimet ndaj SPAK-ut dhe nuk distancohesh nga sulmet e Erion Veliajt, mos u çudit kur më 11 maj socialistët e ndershëm, ata që e duan Partinë Socialiste , të të japin një përgjigje që nuk e ke imagjinuar!
Tradhtia më e madhe ndaj PS-së po vjen nga brenda!
Nëse vazhdon të mbrosh Erion Veliajn, mos kërko fajtorë të tjerë kur socialistët të ndëshkojnë me votë!
Sepse tradhtinë më të madhe ndaj Partisë Socialiste nuk po e bën as opozita, as SPAK-u, por TI, duke sakrifikuar të ardhmen e PS-së për të shpëtuar Erion Veliajn që dhe nëse nuk do të ishte në burg socialistët nuk do të ta pranonin kurrë si pasardhësin tënd në krye të PS por do të ta zbonin me shkelma nga shkallët siç ta kanë zbuar disa herë !
Erion Veliaj është turpi i qeverisjes tënde me inceneratorin, me “modelin 5D”, me Harabelin 850 mijë euro të Ajola Xoxës!
PS-ja nuk është Rilindja dhe G99!
Ty të kemi besuar PS Edi Rama por nuk do të të lejojmë të merni peng idealet e saj për interesat persoanle të Erion Veliajt dhe askujt tjetër që la zhytur duart në korrupsion duke varfëruar shqiptarët !
- Përgjigjen nuk do ta japin as opozita, as SPAK-u, por vetë socialistët!
Më 11 maj , Socialistët e ndershëm do të votojnë për të mbrojtur drejtësinë dhe për ta shpëtuar PS-në nga Ti dhe nga Erion Veliaj dhe Fatmir Xhafaj !
Distancohu sa nuk është vonë ose lidhe Erion Veliajn në Durrës që të mos e dëmtojë PS më shumë se ç’farë e ka dëmtuar !
Përndryshe ti do të mbahesh mend si shqiptari që PS të dha mundësinë të jesh në karrigen e shtetarit më të lartë në Shqipëri dhe që e dogje jorganin e shtetarit për një plesht si Erion Veliaj, por PS nuk do të të lëmë ta shkatërosh !
Nga socialistët e ndershëm në Shqipëri dhe Diasporë !/ CNA