-
Transmetuar më 16-09-2024, 20:40Ambasada e SHBA në Tiranë ka zbardhur takimin e zyrtares së lartë të Departametit të Shtetit amerikan me kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani.
Colleen Hyland, Drejtoreshë e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-së ka shprehur mbështetjen e SHBA për SPAK dhe institucionet e pavarura shqiptare, duke thënë se reforma në drejtësi ka një rol vendimtar në avancimin e rrugëtimit euroatlantik të Shqipërisë.