Nga burimet bëhet me dije se ka mbërritur në Shqipëri përgjigjja nga shteti grek ku i kërkohej informacion zyrtar për një dënim të kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari i cili nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Informacio i i ardhur nga shteti helen ka konfirmuar dënimin me 4 muaj burgim të tij, i cili është konvertuar në gjobë në vlerën e 1500 dhramive nga Gjykata e Janinës, në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur informacion të detajuar përfshirë edhe vendimin e Gjykatës së Janinës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve i cili të mblidhet në një seancë publike të martën e ardhshme për të diskutuar rreth çështjes në fjalë.