E shtunë, Prill 12, 2025
KreuPakategoriLAJMI MIRE PER SHKODREN: EDI RAMA-NUK NDALEN INVESTIMET NE KRYEQENDREN E VERIUT...

LAJMI MIRE PER SHKODREN: EDI RAMA-NUK NDALEN INVESTIMET NE KRYEQENDREN E VERIUT TE VENDIT..04.11.2023

  1. Nuk ndalen investimet/ Po përgatitet surpriza, shikoni si do të ndryshojë hyrja në qytetin…

Fotoja më sipër tregon pamjen, që me shumë gjasa do të ketë së shpejti rrethrrotullimi tek “Bexhisteni” në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Mësohet se instalimi i kësaj vepre arti por edhe transformimi i pritshëm i rrethrrotullimit, vjen si një projekt i përbashkët i Bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Kulturës, e cila vazhdon projektin realizmin e veprave të artit në hapësirat publike, siç janë rrethrrotullimet apo mbikalimet.

Punimet në rrethrrotullimin e “Bexhistenit”, pritet të fillojnë shumë shpejt dhe kryeqendra e Veriut do të ketë një vepër arti më shumë që në hyrje të saj. Kjo vepër arti do të integrohet edhe në kuadër të projektit të madh të hyrjes së qytetit, bashkë me molon tek ura e vjetës e Bunës, punimet për të cilën vijojnë me intensitet. Projekti që pritet të ndryshojë rrënjësisht hyrjen e Shkodrës, mban firmën e arkitentit të mirënjohur Jesus Hernandez.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit