✳️SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.➡️“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit.⛔️ Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.30.08.2023.