E dielë, Nëntor 17, 2024
KreuPakategoriLajmi FUNDIT // Ish spiunet e sigurimit dhe " nongratat" do te...

Lajmi FUNDIT // Ish spiunet e sigurimit dhe ” nongratat” do te perjashtohen nga Kuvendi.Mazhoranca- gati nismen ne Shtator !!

Spiunët e ish-Sigurimit dhe personat e shpallur “non grata”, duket se pas shtatorit do të përjashtohen nga Parlamenti, për shkak se Partia Socialiste ka paralajmëruar nismë ligjore për të nxjerrë jashtë politike Sali Berishën dhe Ilir Metën. Gazeta “SOT” e deklaroi e para se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime në ligjin për dosjet e ish-Sigurimit, ndërkohë që do të vërë në zbatim edhe ligjin e Lustracionit, i cili zbythë nga politika dhe jeta publike këdo që ka qenë spiun apo bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit. Dhe duket se sesioni i ri në Kuvend në shtator do të ketë prioritet dhe jovetëm miratimin e ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve dhe që mbështeten fuqishëm nga PS dhe ajo pjesë e Partisë Demorkatike e drejtuar nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj. Pra,përmes kësaj nisme të fortë, mazhoranca socialiste synon “të vrasë dy zogj”, pasi është tejet e interesuara të nxjerrë jashtë politike dhe Parlamentin dyshen Meta-Berisha. Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë në statusin e kreut të Partisë së Lirisë, rrezikon të dalë jashtë sistemi, nga ligji i dosjeve dhe Lustracionit, për shkak se akuzohet se ka qenë spiunë i ish-Sigurimit të Shtetit. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha pritet të dalë nga politika, përmes ndryshimeve në ligji që do të propozojë Lajmi FUNDIT // Partia Socialiste, ku do t’iu ndalohet përfshirja në politikë dhe të qenit deputet, kujdo që është shpallur “non grata” nga Uashingtoni dhe Londra. Kjo do të thotë se Berisha rrezikon seriozisht mandatin e deputetit, madje edhe për faktin se ai ka qenë pjesë e Partisë së Punës së Shqipërisë si titulluar, e shkuar kjo që e djeg, për shkak të ligjit të Lustracionit.Lajmi eshte beri i ditur nga Kreu i Grupit te PS – Taulant Balla..11.08.2022.


 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Shkrimet e fundit